Zogiani: Brezovica është tregimi politik më i mirë mbi kohën e pushtetit të PDK-së dhe LDK-së - NACIONALE

Zogiani: Brezovica është tregimi politik më i mirë mbi kohën e pushtetit të PDK-së dhe LDK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i LV-së, Avni Zogiani, ka komentuar aksionin “Brezovica”, përmes të cilit janë sekuestruar vila të shumë politikave, gjyqtarëve dhe biznesmenëve.

Ai ka përdorur këtë aksion të organeve të rendit për t`i goditur partitë që më herët kanë qeverisur vendin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky aksion është tregimi politik më i mirë mbi kohen e pushtetit të PDK-së dhe LDK-së.

Brezovica eshte tregimi politik me i mire mbi kohen e pushtetit te PDK e LDK. Politikanë, gjykates, biznesmenë, besoj edhe perfaqesues te medias, struktura politike serbe, te gjithe te bashkuar shkaterrojne Parkun Nacional. Ketu pra eshte pergjigjja jo vetem mbi ate se çfar politike e gjyqesie kemi pasur, por edhe pse ka pasur interes qe pakica serbe gjate tere kesaj kohe te kete kaq shume pushtet te pakontrolluar nga organet qendrore shteterore”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme