Zogaj thotë se gjyqtarët që nuk tregojnë përformancë do të largohen: Do të ketë një derë për të hyrë dhe një për të dalë
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka bërë me dije se gjyqtarët që nuk tregojnë përformancë të mirë në punën e tyre do të largohen.
Ai ka treguar se një gjë e tillë është e paraparë në rregulloren e re.
Në një intervistë për emisionin “Tembus”, ai ka thënë se për gjyqtarët do të kenë një derë për të hyrë dhe një për të dalë.
“Do të ketë një derë me dalë dhe një për të hyrë, që do të thotë dështimi në realizimin e performancës dhe objektivave të Departamentit, do të jenë shkak për largimin e gjyqtarëve”, ëshët shprehur Zogaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.