Zogaj: Sot kemi një Serbi që është partnere serioze e ShBA së e BE-së, një Kosovë që kritikohet e është nën sanksione
Analisti Petrit Zogaj ka reaguar pas konferencës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë problem me pikat që i prezantoi ai, është se janë kërkesa të njëjta si nga ShBA e BE.
“Problemi me i madh i shtate pikave qe Vuciq prezantoi sot eshte se te gjitha keto kerkesa i jane adresuar qeverise se Kosoves nga US e EU qe nje kohe te gjate. Pra, Vuciq, per me pak se kater vite, ka arritur qe qendrimin e shtetit serb ne lidhje me Kosoven ta pershtate me ate te vendeve perendimore.
Kjo eshte nje fitore diplomatike e jashtezakonshme per Serbine.” – ka thënë ai.
Në fund, Zogaj ka shkruar:
“Prandaj, sot kemi nje Serbi qe eshte partnere serioze e US&EU dhe nje Kosove qe kritikohet e eshte ne sanksione nga EU”.