Zogaj: LDK-ja nuk është parti e rrjeteve sociale, por e institucioneve të saj - NACIONALE

Zogaj: LDK-ja nuk është parti e rrjeteve sociale, por e institucioneve të saj

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK.

Ai i ka dalë në krah qëndrimit të kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se LDK-ja nuk është parti e rrjeteve sociale, por e institucioneve të saj.

“LDK nuk është parti e rrjeteve sociale, por e institucioneve të saj. Lumir Abdixhiku e ka ofruar dorëheqjen në mënyrën më korrekte dhe më demokratike, në Kuvendin e LDK-së, aty ku merren vendimet. Kjo është sjellje institucionale dhe e përgjegjshme. Çdo përpjekje për ta imponuar largimin e kryetarit përmes presionit publik, fyerjeve apo fushatave të orkestruara është e rrezikshme për LDK-në dhe për demokracinë e saj të brendshme. LDK ka nevojë për reflektim, analizë dhe unitet, jo për linçim dhe përçarje. Vendimet i merr Kuvendi i LDK-së. Ashtu siç duhet në një parti serioze”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme