Zogaj: Kurti dëshiron që Komuna e Prishtinës të dështojë në punët e saj
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka akuzuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo vetëm që s’sheh të ndihmojë në punët e kryeqytetin “por bën vetëm bllokada...në mënyrë që Prishtina m’e dëstu”.
“Kryeministri Kurti e ka zyrën e kryetarit të komunës së Prishtinës, asnjëherë s’e ka vizitu. Asnjëherë qeveria e Kosovës nuk ka pyetur ku janë hallet e qytetarëve të kryeqytetin, cka mujna me iu ndihmu, cilat janë problemet, a t’i qasemi bashkë ndonjë problemi te caktuar. Asnjëherë. Përkundrazi, vetëm bllokada të cilat tash ne i themi haptas, janë bllokada me tendencë, në mënyrë që Prishtina me dështu”, tha Zogaj në T7.