Zogaj: Albin Kriza, nëse vazhdon kështu me kriza, do ta arrijmë Kroacinë shpejt - NACIONALE

Zogaj: Albin Kriza, nëse vazhdon kështu me kriza, do ta arrijmë Kroacinë shpejt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti i politikës, Petrit Zogaj, ka ironizuar duke thënë se nëse kryeministri, Albin Kurti vazhdon të qeveris në këtë formë, do ta arrijmë Kroacinë shpejt.

Zogaj këtë shkrim e lidh me reduktimet e energjisë elektrike si dhe me kërcënimet e qeverisë ndaj grevistëve e mësimdhënësve.

Ai ka thënë se ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po të ishte opozitar në Kosovë, do ta quante Albin Kurti, “Albin Kriza”.

Albin Kriza, keshtu kishte me e quajt Sali Berisha, sikur ky te ishte opozitar ne Kosove. Nese vazhdon keshtu me kriza, do ta arrijme Kroacine shpejt, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme