Zjarri në IML, Prokuroria nis hetimet
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka nisur hetimet në lidhje me zjarrin që ka djegur disa zyre të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokurori ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë bashkë me të gjitha njësitë relevante për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me të gjitha njësitë relevante për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Prokuroria në një përgjigje për portalin Dukagjini.
Ky institucion Prokuroria ka treguar se ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes.
“Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes dhe nga të gjeturat e tyre eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme konform dispozitave të KPPRK-së”, është thënë në përgjgijen e Prokurorisë.