Zjarri gjigant kërcënon Bordeaux në Francë, mijëra banorë evakuohen - NACIONALE

Zjarri gjigant kërcënon Bordeaux në Francë, mijëra banorë evakuohen

1 orë më parë

nga NACIONALE

Zjarrfikësit francezë po përpiqen të ndalojnë një zjarr të madh pyjor në rajonin Gironde, pranë Bordeaux, ndërsa erërat e forta po vështirësojnë operacionet. Sipas The Guardian, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe katër herë më të madhe se Parisi dhe kanë detyruar rreth 220 mijë persona të evakuohen.

Kryetari i Bordeaux, Thomas Cazenave, tha se zjarri ndodhet “në portat e zonës metropolitane”, rreth 25 deri në 30 kilometra nga qyteti, por nuk parashikohet evakuimi i tij. 260 mijë njerëz janë evakuuar, përfshirë 36 mijë në Landes.

Prefektja e Nouvelle-Aquitaine, Sophie Brocas, e cilësoi sjelljen e zjarrit si të paprecedentë dhe u bëri thirrje turistëve të shmangin Gironde. Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, tha se situata mbetet shumë e pafavorshme, pasi zjarri është bërë sërish i dhunshëm, i paparashikueshëm dhe ka krijuar rrymat e veta të ajrit.

Në operacion janë angazhuar rreth 2,500 zjarrfikës, 1,500 ushtarakë, 1,200 policë dhe 450 vullnetarë. Zjarri ka krijuar një re të tipit pyrocumulonimbus, një stuhi të prodhuar nga nxehtësia, që gjeneron erëra dhe vorbulla të rrezikshme.

Ndërkohë, në Spanjë, zjarret pranë Madridit po vihen nën kontroll. Kryeministri Pedro Sánchez paralajmëroi se vendi po përballet me pasojat e emergjencës klimatike, megjithëse zhvillimet kanë qenë më pozitive.

Në Francë dhe Spanjë, numri i përgjithshëm i të evakuuarve ka arritur rreth 375 mijë. Policia në Gironde arrestoi tre persona fundjavën, përfshirë një burrë që pinte duhan dhe dy të tjerë që po bënin barbekju në pyll.

Lajme të ngjashme