Zjarr në Prishtinë, dy kamionë zjarrfikësish në vend-ngjarje
Sirenat e ekipeve të Zjarrfikësve kanë trazuar qetësinë e lagjes Pejton në Prishtinë pak minuta më parë.
Sipsa gazetarëve të Nacionales në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një zjarr që ka rënë në një objekt - më saktë bodrumin e një ndërtese banimi.
Në informacionet e para të dhëna për autoritetet del se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar në këtë rast.
Vlen të theksohet që ekipi i zjarrfikësve e kishte të vështirë të shkonte në vend-ngjarje për shkak të numrit të madh të veturave që ishin lënë nëpër rrugë.
Gazetarja Blendrita Avdiu ka informuar redaksinë se tashmë është lokalizuar zjarri, por nuk dihen ende shkaktarët.

E një zjarrfikës që mori pjesë në shuarjen e zjarrit dha detaje për operacionin.
“Zjarri ke i shkallës fillestare, ke lehtë i menaxhueshëm, u lokalizua për pak kohë”, tha ai për Nacionalen.
Ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar zjarrin, anise banorët përeth vendit ku pati zjarr i thanë Nacionales se kanë dëgjuar një krismë të fortë.
LAJMI NË PËRDITËSIM:

