Zjarr në oborrin e QKUK-së, nuk ka të lënduar
Sot rreth orës 15:45, në oborrin e QKUK-së, konkretisht tek barakat është raportur për zjarr i cili ka shkaktuar dëme material, mirëpo aktualisht nuk raportohet për të lënduar.
Agron Borovci, në një prononcim për gazetën Nacionale ka thënë se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit.
“Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci për Nacionale.