Zjarr në një lokal karaoke në Vietnam, humbin jetën 32 persona - NACIONALE

Zjarr në një lokal karaoke në Vietnam, humbin jetën 32 persona

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur nga një zjarr i madh në një kompleks karaoke në Vietnamin jugor pranë qytetit Ho Chi Minh.

Sipas BBC-së, zjarri ka rënë në katin e sipërm të lokalit mbrëmjen e së martës, duke bllokuar klientët dhe stafin.

Mediat lokale kanë njoftuar se në përpjekje për të shpëtuar katër persona janë hedhur nga kati i dytë dhe i tretë.

Bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë arritur në vendngjarje, ndërsa shkaku i zjarrit është nën hetim.

Zjarri i fundit, ishte më vdekjeprurësi në një seri zjarresh në bare karaoke në Vietnam në vitet e fundit, duke ngritur shqetësime për standardet e dobëta të sigurisë.

Edhe në vitin 2016, një zjarr në një tjetër sallë pritjeje karaoke në Hanoi la të vdekur 13 persona.

Lajme të ngjashme