Zjarr i madh në një kompani në Kinë, 38 të vdekur - NACIONALE

Zjarr i madh në një kompani në Kinë, 38 të vdekur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Së paku 38 persona kanë vdekur nga një zjarr i madh që shpërtheu në një kompani të prodhimeve kimike dhe prodhimeve të tjera industriale në provincën qendrore kineze, Henan.

Dy persona janë lënduar nga zjarri, thuhet në një deklaratë të publikuar të martën nga qeveria lokale, raporton agjencia “Associated Press”.

Për zjarrin u raportua rreth orës 16 e 30 minuta të hënën dhe zjarrfikësve iu nevojitën rreth tri orë e gjysmë për ta vënë flakën nën kontroll, thanë autoritetet lokale.

Në pamjet e publikuara nga televizioni shtetëror, CCTV, u panë flaka dhe tymi duke dalë nga një ndërtesë dykatëshe të përfshirë nga zjarri.

Asnjë fjalë nuk u tha për shkaktarin e zjarrit ose për numrin e punëtorëve të vdekur, edhe pse Kina ka histori të aksidenteve industriale të shkaktuara nga pakujdesia ndaj masave të sigurisë, e nxitur nga shtimi i konkurrencës dhe korrupsioni në mesin e zyrtarëve.

Kushtet e dobëta të ruajtjes së mallit, dyert e mbyllura për dalje urgjente dhe mungesa e pajisjeve për fikje të zjarrit përmendjen shpesh si shkaktarë të drejtpërdrejtë të fatkeqësive të tilla.

Lajme të ngjashme