Zhur: Prizrenasi i dehur e bën për spital policin që ishte jashtë detyrës
Një polic që ishte jashtë detyrës në Prizren është sulmuar fizikisht.
Kjo pas një mosmarrëveshje në trafik, ku i dyshuari ka qenë i dehur.
Njoftimi:
Zhur-Prizren, 24.12.2023-22:40. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në komunikacion e ka sulmuar fizikisht zyrtarin e PK-së i cili ishte jashtë detyrës zyrtare. I dyshuari është sjell në stacion të policisë dhe pas matjes me alkool test ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit. Viktimës pasi i është ofruar ndihmë mjekësore është liruar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt.