Zhduket një person në Prishtinë, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një person në Prishtinë nga 13 maji.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin e ka lajmëruar dje vëllai i personit të zhdukur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me vëllanë e tij, i njëjti është larguar dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, është thënë në raportin e Policisë.