Zhduket një femër në Rahovec, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një grua është zhdukur në Rahovec.
Në raportin 24 orësh është thënë se viktima është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
“Rr. Sulejman Kollari, Rahovec 14.07.2025 – 13:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nen hetime”, është thënë në raportin policor.