Zhduket një e mitur në Kaçanik
Një e mitur në Kaçanik raportohet se është zhdukur.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, ku thuhet se një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur – viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.
Thuhet se rasti është duke u hetuar.
