Konfiskohet një armë zjarri në Mitrovicë, intervistohet nga policia një 18 vjeçar - NACIONALE

Konfiskohet një armë zjarri në Mitrovicë, intervistohet nga policia një 18 vjeçar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se Mitrovicë është konfiskuar një armë zjarri.

Siç thuhet në një komunikatë të policisë, konfiskimi i armës nga i dyshuari është realizuar në rrugën “Ibri” në Mitrovicë, pasi që gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur në posedim dhe i është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar R. F.,18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme