16 vjeçarit i konfiskohet një armë zjarri në Ferizaj
Një 16-vjeçar është dërguar në mbajtje pas bastisjes së Policisë së Kosovës në vendbanimin Talinovc i Muhaxherevi në Ferizaj.
Policia zbuloi dhe më pas konfiskoi një armë gjysmë automatike (pa gëzhoja) të dyshuarit R.M., 16 vjeç, njoftoi Policia e Kosovës.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.