Zhduket një aeroplan me rreth 50 persona në lindjen e largët të Rusisë - NACIONALE

Zhduket një aeroplan me rreth 50 persona në lindjen e largët të Rusisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kontrollorët ajrorë të enjten e humbën kontaktin me një aeroplan të tipit An-24 me rreth 50 persona në të në lindjen e largët të Rusisë dhe kërkimi është duke u zhvilluar, tha guvernatori rajonal.

Ministria lokale e emergjencave tha se aeroplani i operuar nga kompania ajrore “Angara” me bazë në Siberi u zhduk nga radarët kur po i afrohej destinacionit, qytezës Tynda të rajonit Amur, i cili kufizohet me Kinën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Guvernatori rajonal, Vasily Orlov, tha se sipas të dhënave preliminare, në aeroplan ndodheshin 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

“Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë dislokuar për ta kërkuar aeroplanin” – shkroi ai në rrjetin “Telegram”.

Ministria e Emergjencave dha numër më të vogël të njerëzve që ndodheshin në këtë aeroplan – rreth 40.

Lajme të ngjashme