Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit në Mal të Zi, akuzohet se i ndihmoi Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë - NACIONALE

Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit në Mal të Zi, akuzohet se i ndihmoi Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i DPS-së në Kuvendin e Malit të Zi, Andrija Nikoliq, ka kritikuar deputetët shqiptarë të cilët janë bërë pjesë e Qeverisë së re në shtetin fqinj, pas zdhedhjes së politikani proserb, Andrija Mandiq në krye të Kuvendit malazias.

Nikoliq ka vlerësuar se deputetët shqiptarë nuk duhet të harrojnë se Mandiq ka marrë pjesë në spastrimin etnik të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Tutje, ai deklaroi se e gjithë infrastruktura e Serbisë është shfrytëzuar për të “shtyrë” ZBCG, partinë e Andrija Mandiq në pushtet.

Ju ia dolët. Sot Mandiq do të betohet në Kushtetutën që e grisën kolegët e tij. Nuk e dinim që në larjen e biografisë së Andrija Mandiq do të merrnin pjesë përfaqësues të partive civile, por edhe të partive shqiptare”, tha ai, percjëll Klan Kosova.

Përfaqësuesit e partive shqiptare harruan se Mandiq ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave në Kosovë dhe ka zbatuar politikën e Sllobodan Millosheviqit – politikën e spastrimit etnik të Kosovës. A mendoni se dikush e ka harruar këtë? Sigurisht që jo”, tha Nikoliq.

Lajme të ngjashme