Zgjedhjet presidenciale në Rusi, qytetarët rusë që punojnë në Kosovë ka gjasë të votojnë online
Qytetarët rusë që punojnë në Kosovë raportohet se do të mund të votojnë online për zgjedhjet precidenciale në Rusi që janë caktuar për 17 mars.
Kështu raporton “REL”, duke thënë se në Shqipëri do të hapet një qendër votimi në ambasaden ruse në Tiranë.
Njëjtë, sipas mediumit, pritet të ndodhë edhe në Shkup.
Ndërkaq nga zyra ruse në Kosovë, kanë deklaruar që qytetarët rusë që punojnë këtu, do të mund të votojnë online, megjithëse bëhet fjalë për një numër “shumë të vogël”.