Zgjedhet kryesia e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës - NACIONALE

Zgjedhet kryesia e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në zgjedhjet e reja për kryesinë e Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve që u mbajtën në Bujanoc, 10 ulëse i ka marrë Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit ndërsa pesë prej tyre Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit, ka konfirmuar gazeta e përditshme serbe “Danas”.

Prej 553 zgjedhësve, njooftohet se 512 kqanë votuar për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

Këto votime nga afër i përcolli edhe shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu, i cili u shpreh i kënaqur. “Danas” shkruan se ambasadori i OSBE-së nuk u deklarua për media por zhvilloi se takime me të gjitë akterët politikë në këtë proces.

“Kjo ishte një ndeshje në mes shqiptarëve vet. Do të kishim mundur ta zgjidhnim këtë edhe më herët, por thjesht gjithmonë na duhen ndërmjetës”, ka thënë Veli Arifi për median serbe.

Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dështoi në nëntorit të 2022’ës.

Lajme të ngjashme