Zgjedhjet e 7 qershorit, sot tërhiqet shorti për numrin e partive në fletëvotim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se sot do tërhiqet shorti për numrin që subjektet politike do të mbajnë në fletëvotimin për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ceremonia për tërheqjen e shortit do të mbahet në orën 11:00, në hotelin “Swiss Diamond”.
Më pas, në orën 13:30, në selinë e KQZ-së, do të mbahet mbledhja e radhës e këtij institucioni, ku në rend të ditës janë çështje të ndryshme përgatitore të këtyre zgjedhjeve.
“Në këtë mbledhje, KQZ pritet të certifikojë kandidatët e subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 7 qershorit si dhe të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës”, ka njoftuar Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.