Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Maliqi: VV-ja do të ketë rënia, PDK dhe LDK do të rriten - NACIONALE

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Maliqi: VV-ja do të ketë rënia, PDK dhe LDK do të rriten

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai ka vlerësuar së në këto zgjedhje do të vazhdojë rënia e VV-së, ndërsa do të këtë ngritje PDK-ja dhe LDK-ja.

Në një prononcim për “Front Online”, ai ka thënë se AAK-ja nuk e rrezikon pragu.

VV ka me rënë edhe pak sepse nuk janë ato votat e 2021 që ia ka sjellë Vjosa dhe Guxo; i ka humbur 5–6 për qind në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti,” ka thënë Maliqi.

Ai ka treguar edhe arsyet e rënies së VV-së.

Edhe vetë brenda VV-së ka të pakënaqur… s’ka mbetur askush nga të parët e VV-së. Janë rreth 38% sipas një ankete që kam parë, i humbin edhe 7 deputetë, mund të dalin të parët,”, është shprehur ai.

Duke përmendur disa sondazhe, ai ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja do të kenë rritje në këto zgjedhje.

Sipas tij, AAK-ja e kalon pragun.

AAK-ja ka gjasë me kalu sepse ka shtrirje, eventualisht ka gjasa me kalu pragun, rrezikohet ngapak edhe pse zgjedhjet lokale dhe qendrore dallojnë”, është shprehur Maliqi.

Lajme të ngjashme