Zgjatet afati për aplikimin në Provimin e Maturës Shtetërore, rreth 1 mijë nxënës ende nuk kanë aplikuar - NACIONALE

Zgjatet afati për aplikimin në Provimin e Maturës Shtetërore, rreth 1 mijë nxënës ende nuk kanë aplikuar

5 orë më parë

nga NACIONALE

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se është zgjatur afati për aplikimin në Provimin e Maturës Shtetërore, me qëllim që të gjithë nxënësit që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të kenë mundësi të aplikojnë.

Afati do të jetë i hapur deri të hënën, më 24 gusht 2026, në orën 11:00, ndërsa aprovimi i aplikimeve do të bëhet po atë ditë, deri në orën 12:00.

Sipas Ministrisë, deri tani kanë aplikuar 4,650 nxënës, ndërsa bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, vlerësohet se rreth 1,000 nxënës që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit ende nuk kanë aplikuar.

Ministria ka bërë të ditur se zgjatja e afatit është bërë për të mundësuar përfshirjen e të gjithë kandidatëve potencialë në procesin e aplikimit.

Lajme të ngjashme