Zëvendësimi i Boris Johnson, në garë mbesin vetëm tre kandidatë
Gara e ashpër për të zëvendësuar Boris Johnson si kryeministër i Britanisë, të martën ka hyrë në një finale të paparashikueshme, pasi në luftë për kreun e Partisë Konservatore mbetën vetëm tre kandidatë.
Kemi Badenoch, një deputet jo shumë i njohur më parë u eliminua nga gara pasi mori më pak vota nga deputetët konservatorë në raundin e katërt të votimit.
E pasi votimi i fundit rrëzoi Badenoch-in, ish-shefi i Thesarit Rishi Sunak siguroi vendin e tij në dyshen përfundimtare. Në garë mbetën edhe ministrja e Tregtisë Penny Mordaunt dhe Sekretarja e Jashtme Liz Truss, të cilat tani do të përpiqen të tërheqin mbështetësit e Badenoch.
Kujtojmë se Boris Johnson u largua nga posti i kreut të partisë këtë muaj pasi skandalet e etikës shkaktuan dorëheqje masive në qeverinë e tij.
