Zëvendësambasadori gjerman: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur - NACIONALE

Zëvendësambasadori gjerman: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad, ka folur në lidhje me marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Gjermanisë në përvjetorin e 25-të të fillimit të bashkëpunimit kosovaro-gjerman.

Në një fjalë rasti, Conrad ka vlerësuar se përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur.

“Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur. Dhe ndërsa reflektojmë për veten tonë, historinë tonë gjermane, historinë tonë të trazuar gjermane, historinë e vështirë, ne e kuptojmë dhe e mbështesim shumë dëshirën e Kosovës për t'u integruar në familjen euroatlantike. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës, jo vetëm si partner dhe aleat, por si mik i vërtetë, ndajmë vizionin e ardhshëm për një Evropë të begatë dhe të sigurt. Gjatë çerek shekullit të kaluar, 25 vjet, Kosova ka bërë përparime të jashtëzakonshme në aspektin ekonomik, zhvillimit shoqëror, dhe si një komb sovran... Gjermania ka investuar afër një miliardë euro që nga viti 1999. Këto para janë drejtuar për ndërtimin e infrastrukturës për të nxitur rritjen ekonomike, rritjen e shërbimeve sociale, fuqizimin e komuniteteve, inovacionin, të rinjtë, punësimin, integrimin në BE, menaxhimin e mbeturinave, për një Kosovë më të gjelbër dhe më të shëndetshme” – ka thënë Conrad, transmeton Koha.

Lajme të ngjashme