Zeqiri për pakënaqësitë e policëve: Ka pasur zbritje deri në 600 euro
Kryetari i sindikatës së policisë, Imer Zeqiri ka deklaruar se ka pasur zbritje deri në 600 euro.
Sipas “RTK-së”, ai këto deklarata i ka bërë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticioni.
Zeqiri ka thënë se përmes një peticioni, kanë paraqitur pakënaqësitë e të gjitha punonjësve, pasi sipas tij, Policia e Kosovës është e pakënaqur me Ligjin e Pagave dhe kushte të tjera.
"Në këtë peticion ne kemi paraqitur pakënaqësitë e të gjithë punonjësve. Peticioni është organizuar nga sindikata për të treguar se sa është e pakënaqur Policia e Kosovës në lidhje me Ligjin e Pagave dhe kushtet tjera. Pas peticionit kemi pasur takim me ministrin e Punëve të Brendshme dhe jemi dakorduar që në takimin e ardhshëm të bisedojmë e të vendosim prioritetet.” – citohet se ka thënë ai.