Zemaj: Virusi ka marrë hov, Qeveria e mashtrimit në gjumë të thellë - NACIONALE

Zemaj: Virusi ka marrë hov, Qeveria e mashtrimit në gjumë të thellë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur brengen e tij për rritjen e rasteve më Covid-19.

Në profilin e tij në “Faceboo”, ai ka shkruar se virusi ka marrë hov të madh, ndërsa Qeveria është në gjumë të thellë.

Në dhjetë ditët e fundit është shumë brengosëse rritja e infeksionit me Covid-19. Virusi ka marrë hov të madh e Qeveria e mashtrimit në gjumë të thellë. Për pakë ditë, afer 10000 mijë qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht dhjetra qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi demtojnë të arriturat në menaxhimin e shendetësisë dhe situatës pandemike”, ka shkruar ai.

Ai ka treguar se cila duhet të jetë qasje e qeveris ndaj pandemisë. “Menaxhimi i sektorit të shëndetësisë do qasje proaktive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët, nga sheshet publike e as nga aeroplani. Respekt për profesionistët shëndetësor të cilët përkundër gjendjes dhe injorimit nga MSh dhe Qeveria e mashtrimit ofrojnë përkujdesje të shkëlqyer shëndetësore”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme