Zemaj tregon detaje: Lista e Osmanit në LDK pritet t’i ketë rreth 20 kandidatë
Presidentja Vjosa Osmani pritet të propozojë rreth 20 kandidatë për listën e saj zgjedhore, me të cilën synon të garojë në bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas Armend Zemaj, këta kandidatë do të jenë anëtarë të rinj dhe numri i tyre mund të arrijë rreth 20.
Ai theksoi se emrat e propozuar pritet t’i përshtaten profilit politik të djathtë të kësaj partie.
“Besoj se do të jenë rreth 20 anëtarë të rinj që ajo do t’i propozojë, dhe këta emra do të përputhen me profilin e së djathtës”, ka deklaruar Zemaj në Dukagjini.