Zemaj i LDK-së përkujton kolonelin Tahir Zemaj: Ia doli në rrugëtimin e tij për liri, pavarësi dhe demokraci
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka përkujtuar kolonelin Tahir Zemaj, në përvjetorin e tij.
Zemaj ka shpërndarë disa fotografi ku shihet një numër i madh i qytetarëve që janë mbledhur për të bërë homazhe te varri i Kolonelit Tahir Zemaj në Strellc të Deçanit.
Deputeti i LDK-së ka thënë se rrugëtimin për liri, pavarësi dhe demokraci, koloneli ia doli dhe e përmbushi misionin e tij.
“Që nga 4 janari i vitit 2003, ne si familjarë, bashkë me luftëtarë e veprimtarë të atdheut, të mbështetur nga miq e dashamirë të të gjitha trojeve shqiptare, bëhemi bashkë në Strellc, pikërisht pranë vendit ku pushojnë, Kolonel Tahiri, Enisi dhe Hasani, për t'i bërë nderime jetës dhe veprës së tyre. Koloneli i rrugëtimit për liri, pavarësi, dhe demokraci ia doli. E përmbushi misionin e tij. I fitoi betejat kundër armikut. E bëri veprën e tij të pavdekshme. Ndërsa, nga përjetësia ne na mban ashtu siç deshi përherë; të bashkuar për të mirën e vendit.” – ka shkruar Zemaj.