Zemaj: Janë disa elemente që tregojnë paaftësinë në uljen dhe rritjen e çmimeve të barnave
Lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës për këtë çështje u konsiderua konflikt interesi nga Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, raporton Ekonomia Online.
Bekim Haxhiu, deputeti i PDK-së thotë se kanë analizuar listën e çmimeve dhe janë të zhgënjyer nga uljet dhe ngritjet, pasi rritja doli 50 për qind, për disa produkte edhe 300 për qind.
“Për këtë çështje duhet ta thërrasim ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, sepse janë disa elemente që tregojnë paaftësi dhe neglizhencë, kjo çështje nuk duhet të kalohet në heshtje” u shpreh Armend Zemaj, deputeti i LDK-së.
Virtyte Krasniqi nga AKPPM ka kërkuar verifikim të listës dhe rigjenerim çdo muaj gjatë gjith kohës.
Kjo e fundit hasi edhe në një diskutim me Kadri Bytyqin nga Oda e Farmacistëve të Kosovës i cili hapi diskutimin se një anëtar nga Oda e Farmacistëve është shkarkuar nga puna pa u informuar.
“Ka ardh ka mbajt takime ka lëshuar fjalë por asnjëherë nuk ka bë ankesë për mos transparence”, tha Krasniqi.