Zemaj: Debati parlamentar duhet të mbahet edhe pa VV-në
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka drejtuar kritika të ashpra për VV-në, e cila sot ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit që është thirrur nga opozita.
Ai ka kërkuar që seanca të vazhdojë edhe pa deputetë e VV-së.
“Përtej asaj që i japim përkrahje kësaj Rezolute duhet të përdorim edhe mekanizma të tjerë ligjor, duke kërkuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Policinë e Kosovës dhe të fillojë të bëhet edhe pjesë obligative e kësaj Rezolute pra të plotësohet. Po ashtu, edhe Ligji i Pagave nëse nuk kanë ndonjë vendim të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese, atëherë propozojë që debati të zhvillohet, deputetët ta thonë fjalën e tyre dhe për vendimmarrje ne do t’i presim kudo dhe kurdo që shumica parlamentare e thërret ndërgjegjja që të jetë jo vetëm me fjalë boshe dhe retorika ashtu siç po e shohim, por të jetë edhe me votë kundër ashtu siç është dëshmuar javën e kaluar”, ka thënë Zemaj.