Zelensky: Ukraina ka vetëm 10% të pajisjeve që i duhen për mbrojtje ajrore
Ndërsa sulmet ajrore ruse në Ukrainë kanë vazhduar për ditën e katërt radhazi, presidenti Volodomyr Zelensky ka përsëritur lutjen e tij për më shumë armatim të mbrojtjes ajrore.
Gjatë një fjalimi virtual në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Zelensky tha se Ukraina ka vetëm 10% të burimeve që i duhen për mbrojtje ajrore.
"Ne po luftojmë një vend të madh që ka shumë pajisje dhe shumë raketa, ne kemi rreth 10% të asaj që na nevojitet," është shprehur Zelensky para ligjvënësve evropianë, duke bërë thirrje për vendet perëndimore si Shtetet e Bashkuara dhe Franca që të rrisin ndihmën e tyre ushtarake për Ukrainën.
Kërkesa e Zelensky-t vjen në mes të një prej fushatave më të ashpra të bombardimeve, që Rusia ka zhvilluar në Ukrainë që nga pushtimi i vendit në muajin shkurt.
