Zelensky thotë se veprimet e ish-kancelarit gjerman, Schroeder, janë të neveritshme
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e cilësoi të neveritshme sjelljen e ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schroeder, i cili tha se Rusia dëshiron zgjidhje të negociueshme për luftën.
Schroeder, mik i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se ai u takua me udhëheqësin e Kremlinit javën e kaluar, duke shtuar se ekziston edhe mundësia që ngadalë të arrihet një armëpushim.
“Është thjesht e neveritshme, kur ish-udhëheqësit e shteteve të rëndësishme me vlera evropiane punojnë për Rusinë, që është në luftë kundër këtyre vlerave”, tha Zelensky.
Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, e cilësoi ish-kancelarin gjerman si “zë të oborrit mbretëror rus” dhe tha se çfarëdo marrëveshje e negociuar e paqes me Moskën do të jetë e kushtëzuar me armëpushim dhe me tërheqje të forcave ruse.