Zelensky thotë se Ukraina ka rimarrë disa vendbanime nga Rusia - NACIONALE

Zelensky thotë se Ukraina ka rimarrë disa vendbanime nga Rusia

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka thënë se ai ka “lajme të mira”, duke pretenduar se ukrainasit kanë arritur të rimarrin disa vendbanime nga Rusia.

Në një fjalim të mbajtur me video, presidenti ukrainas nuk ka pranuar të tregojë emrat e vendbanimeve të rimarra, duke thënë se “tani nuk ishte koha për t’i emërtuar.”

Në anën tjetër, edhe zyrtarët amerikanë kanë thënë se “Ukraina po bënë përparim të ngadaltë, por domethënës”.

Javet e fundit, Ukraina ka forcuar sigurinë e saj operacionale, duke ndarë pak detaje në lidhje me një kundërofensivë të pritshme gjerësisht në lindje dhe jug.

Kujtojmë se, ushtarët ukrainas kanë nisur një ofensivë në jug-lindje të Kharkiv, drejt rajonit lindor të Donetsk, mbi të cilin Rusia ka mbajtur kontroll të konsiderueshëm ushtarak që nga fillimi i luftës gjashtë muaj më parë.

Ndërsa, disa raporte sugjerojnë se forcat ukrainase mund të jenë disa dhjetëra kilometra larg qytetit të Izyum, një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e furnizimit ushtarak të Rusisë.

Lajme të ngjashme