Zelensky thotë se ndodhet në Arabi Saudite për vizitë pune
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, arriti të martën në Arabi Saudite për një vizitë pune për t’u takuar me princin Mohammed bin Salman, sipas një deklarate të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin “Telegram”.
Zelensky tha se temat kryesore të diskutimit do të jenë korniza e Formulës së Paqes, të propozuar nga Kievi, për t’i dhënë fund pushtimit rus si dhe kthimi i personave të kapur dhe të dëbuar, raporton agjencia “Reuters”.
Ukraina ka zhvilluar disa takime shumëpalëshe për ta diskutuar Formulën e Paqes me përfaqësues nga dhjetëra shtete.
Kievi shpreson se do të mbajë një samit të paqes në Zvicër, ku do të merrnin pjesë udhëheqësit e atyre shteteve në pranverë.
“Tani ne jemi shumë afër mbrojtjes së Samitit të parë të Paqes dhe ne llogarisim në përkrahjen aktive e të vazhduar nga Arabia Saudite” – shkroi Zelensky në deklaratën e tij.
Arabia Saudite më parë ka vepruar si ndërmjetësuese gjatë shkëmbimit të të burgosurve mes Ukrainës e Rusisë. Zelensky tha se është i sigurt që takimi i tij të martën “do të sjellë rezultate” në këtë aspekt.