Zelensky takohet me ushtarët afër vijës së frontit në lindje të Ukrainës - NACIONALE

Zelensky takohet me ushtarët afër vijës së frontit në lindje të Ukrainës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të martën i vizitoi ushtarët afër vijave të frontit në rajonin lindor ukrainas, Donabas, për ta shënuar Ditën e Forcave të Armatosura.

“Faleminderit për këtë qëndrueshmëri e fuqi. Ju jeni pararojë e pavarësisë sonë. Besoj se herën tjetër do të takohemi në Donetskun dhe Luhanskun tonë”- shkroi presidenti ukrainas në rrjete sociale, duke iu referuar dy kryeqyteteve rajonale në lindje të Ukrainës që janë marrë nën kontroll nga forcat e përkrahura nga Rusia më 2014.

“Jam i sigurt që edhe në Krime”- shtoi ai, duke iu referuar gadishullit të aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Ai nuk e tregtoi vendndodhjen e saktë të tij gjatë takimit me ushtarët të martën.

Ai gjithashtu publikoi një video në të cilën foli përballë një shenje të madhe me shkronjat e qytetit Sloviansk, që kontrollohet nga forcat ukrainase dhe që ndodhet afër qytetit të rrethuar, Bakhmut.

Lajme të ngjashme