Zelensky publikon një video për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës – gishtin e mesëm për rusët
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një video të shkurtër me përmbledhje të ngjarjeve historike për vendin e tij me rastin e Ditës së Pavarësisë.
“Historia e pavarësisë së Ukrainës është goxha dramatike dhe frymëzuese. Kombi ukrainas ka luftuar me shekuj dhe vazhdon të luftojë që nga 24 shkurti. Përkushtim, trimëri, liri. Toka jonë – pavarësia jonë”, shkroi ai në “Twitter”.
Videoja fillon me pyetjen “sa gjatë ka luftuar Ukraina për pavarësi”. Më pas, shfaqet një hartë e vitit 839, kur thuhet se ishte formuar shteti i Rusit. Në video pretendohet se 800 vjet më vonë, cari i Moskës e ka vjedhur këtë emër.
Në video thuhet se emri Ukrainë është përmendur për herë të parë në vitin 1187. Aty gjithashtu pretendohet se rusët kishin shkelur një marrëveshje të shekullit XVII. Në video, mbi figurën e një udhëheqësi historik rus është vendosur shenja e gishtit të mesëm.
The history of Ukraine's independence is quite dramatic and inspiring. Ukrainian nation was fighting for centuries and continues to do so since Feb 24. Devotion, bravery, freedom. Our land - our independence. Brief historic update by @United24media: https://t.co/l66r5QYI6B. pic.twitter.com/W68zn4wvtB
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 24, 2022