Zelensky paralajmëron ukrainasit për më shumë sulme ruse - NACIONALE

Zelensky paralajmëron ukrainasit për më shumë sulme ruse

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Gjatë ditës së sotme, Rusia ka goditur qytetet ukrainase me shumë raketa, duke qëlluar blloqe ndërtesash banimi, stacione të energjisë dhe shumë strehimore të civilëve.

Ndërkohë, presidenti i vendit Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar ukrainasit se mund të përballen edhe me më shumë sulme raketore në vazhdim, duke thënë se ‘megjithatë vendi do të mbijetojë’.

Në një video të shpërndarë në Telegram, Zelensky ka thënë se gjatë ditës në vend janë lëshuar rreth 85 raketa, ndërsa pritet lëshimi edhe i 20 të tjerave.

Ai po ashtu ka paralajmëruar banorët që të qëndrojnë nëpër strehimore.

“E di që goditjet (raketat) e kanë fikur energjinë në shumë vende… Ne po punojmë, do të rivendosim gjithçka, do të mbijetojmë,” ka thënë Zelensky.

Sulmet, nga të cilat është raportuar se ka mbetur një person i vdekur, erdhën pas vendimit të Rusisë për tërheqjen e rreth 30,000 trupave nga rajoni i Khersonit.

Lajme të ngjashme