Zelensky paralajmëron: Takimi i sotëm me presidentin Trump ka potencial për t’u bërë historik
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë komentet e para, pas takimit që pati sot më presidentin amerikan, Donald Trump.
Në një shkrim në rrjetin social “X”, Zelensky ka thënë se “takimi shumë simbolik” ka “potencial për t’u bërë historik, nëse arriten rezultatet e përbashkta”.
“Duke shpresuar për rezultate në gjithçka që mbuluam. Duke mbrojtur jetëet e popullut tonë. Armëpushim i plotë dhe pa kushte. Paqe afatgjatë dhe e qëndrueshme, që do ta parandalojë një luftë tjetër” – ka shkruar ai.
Zelensky e ka përfunduar postimin e tij duke falënderuar presidentin amerikan.