Zelensky: Numri i viktimave nga sulmi rus mund të shkojë mbi 15 - NACIONALE

Zelensky: Numri i viktimave nga sulmi rus mund të shkojë mbi 15

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas sulmit të supozuar rus në një stacion hekurudhor në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, i përmendur nga Presidenti Zelensky në Këshillin e Sigurimit të OKB pak më parë.

Presidenti tha se kur mori lajmin për sulmin, tashmë ishin djegur katër vagona të trenave. Më tej Zelensky shtoi se numri i viktimave mund të rritet mbi 15.

Rusia ende nuk ka komentuar mbi sulmin e supozuar, i cili ndodhi në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe në gjashtëmujorin e pushtimit të Moskës.

Lajme të ngjashme