Zelensky: Lufta duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë - NACIONALE

Zelensky: Lufta duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se lufta ka filluar dhe duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë. Ai foli vetëm disa orë pas një vargu shpërthimesh në një bazë ajrore ruse në gadishullin e aneksuar më 2014, duke lënë të vdekur një person.

Zelensky nuk i përmendi shpërthimet, por fjalimin e tij të mbrëmjes ia kushtoi Krimesë, duke thënë: “Krimea është ukrainase dhe ne nuk do të dorëzohemi kurrë.”

Rusia e ka minimizuar peshën e shpërthimeve, ndërsa një këshilltar i lartë ukrainas e mohoi përgjegjësinë e vendit të tij.

Krimea është zyrtarisht pjesë e Ukrainës, por ishte aneksuar nga Rusia më 2014 pas një referendumi të cilësuar si jolegjitim nga komuniteti ndërkombëtar. Shumë ukrainas e shohin këtë çështje si pjesë të luftës me Rusinë.

Të martën, një varg shpërthimesh e goditën bazën ushtarake Saky, afër Novofedorivka-s, në perëndim të Krimesë.

Lajme të ngjashme