Zelensky e kërkon krijimin e një "gjykate speciale" për ndjekjen e liderëve rusë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri të mërkurën për krijimin e një “gjykate speciale” për ndjekjen e liderëve politikë dhe ushtarakëve rusë për rolin e tyre në pushtimin e Ukrainës.
“Ne duhet t'i nxjerrim para drejtësisë ata, vendimet e të cilëve e filluan të gjithë këtë”, u shpreh Zelensky në një konferencë në Paris.
Zelensky e vlerësoi punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për hetimin e krimeve të dyshuara, të kryera nga trupat ruse në territorin ukrainas. Por ai shtoi se “që krimi origjinal i agresionit të armatosur të marrë gjithashtu një përgjigje të drejtë, ne duhet t'i plotësojmë aktivitetet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale”.
“Duhet të krijohet një gjykatë speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës, në mënyrë që të mund të ndëshkojë ata që, për fat të keq, nuk mund të arrihen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe të gjitha institucionet e tjera gjyqësore të disponueshme në botë”, tha Zelensky.
"Ju të gjithë e dini se si udhëheqja e Rusisë, e fshehur pas historive të rreme për sovranitetin shtetëror, i shmanget përgjegjësisë së drejtë për atë që e ka bërë. Ne duhet ta kapërcejmë atë", shtoi presidenti ukrainas.
