Zelensky: Forcat ruse e kanë shkatërruar qytetin Bakhmut
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ruse e kanë shkatërruar qytetin lindor ukrainas, Bakhmut. Ushtria ukrainase ka raportuar për sulme me raketa e sulme ajrore në shumë pjesë të vendit.
“Bakhmuti, Soledari, Maryinka, Kreminna. Për një kohë të gjatë, nuk ka vend banimi të mbetur nga këto zona që nuk është dëmtuar nga predhat dhe zjarri”- tha Zelensky.
“Pushtuesit, në të vërtetë, e kanë shkatërruar Bakhmut-in, një qytet tjetër i Donabsit që ushtria ruse e ka shndërruar në gërmadha”- shtoi ai.
Ai nuk saktësoi se çfarë deshi të thoshte me “shkatërrim”, pasi disa ndërtesa nuk janë rrëzuar dhe disa banorë u panë në rrugët e qytetit.