Zelensky dhe shefi i CIA-s janë takuar në Irlandë, thonë burimet - NACIONALE

Zelensky dhe shefi i CIA-s janë takuar në Irlandë, thonë burimet

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, në aeroportin “Shannon” në Irlandë, thanë dy persona të afërt me çështjen.

Takimi u zhvillua të hënën, tha njëri nga burimet. Burimi tjetër tha se Zelensky dhe Rarcliffe biseduan gjatë kohës kur aeroplanët e tyre po rimbusheshin me karburant, pa saktësuar ndonjë datë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Të dyja burimet, të cilat kërkuan që të mbeteshin anonime, refuzuan që të zbulonin hollësi të bisedës mes presidentit ukrainas e kryespiunit amerikan.

Lajme të ngjashme