Zelensky bën thirrje për themelimin e një tribunali special kundër Rusisë - NACIONALE

Zelensky bën thirrje për themelimin e një tribunali special kundër Rusisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha përmes video-lidhjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork se Rusia duhet të përballet me ndëshkim të drejtë për pushtimin e Ukrainës.

Në një video të incizuar paraprakisht, udhëheqësi ukrainas bëri thirrje për krijimin e një tribunali special të luftës dhe dha hollësi për krimet e pretenduara të luftës, të kryera nga Rusia.

Fjalimi i tij u prit me duartrokitje nga shumë pjesëmarrës të tubimit të nivelit të lartë ndërkombëtar.

Në pjesën e parë të fjalimit, presidenti ukrainas e akuzoi Rusinë se ka shkaktuar “turbulencë katastrofike” me “luftën e paligjshme”, raporton televizioni BBC.

Ai foli në të njëjtën ditë, kur presidenti rus, Vladimir Putin, thirri në detyrë 300.000 rezervistë ushtarakë, vendim që nxiti protesta të rralla në rrugët e Rusisë.

Zelensky tha se kjo lëvizje e Moskës dëshmon që armiku nuk është serioz sa u përket bisedimeve të paqes.

Sipas tij, krijimi i një tribunali special do të ndihmonte që Rusia të mbahej përgjegjëse për vjedhjen e territorit dhe vrasjen e mijëra njerëzve.

Lajme të ngjashme