Zelensky akuzon Rusinë se "po përpiqet të tërheqë Bjellorusinë në luftë"
Pasi Bjellorusia njoftoi se trupat e saj u janë bashkuar trupave ruse në kufi me Ukrainën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për një mision vëzhgues ndërkombëtar në kufirin Ukrainë-Bjellorusi.
Duke folur virtualisht me krerët e G7-ës, Zelensky ka bërë thirrje që liderët të mbështesin misionin ndërkombëtar.
Kujtojmë se, presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, urdhëroi trupat të vendoseshin me forcat ruse pranë Ukrainës në përgjigje të asaj që ai tha se e sheh si një kërcënim të qartë për Bjellorusinë nga Kievi dhe mbështetësit perëndimorë.
Gjatë takimit të G7-ës, Zelensky po ashtu ka bërë thirrje për pajisje të mbrojtjes ajrore si dhe sanksione të reja më të ashpra ndaj Moskës.
