Zeka me një sërë kritikash të ashpra ndaj Kurtit: Ka provokuar qëllimisht euro-amerikanët - NACIONALE

Zeka me një sërë kritikash të ashpra ndaj Kurtit: Ka provokuar qëllimisht euro-amerikanët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook ka thënë se Albin Kurti dinë vetëm të refuzojë çdo gjë, e kjo sipas Zekës ndodh për arsyje se është “I robëruar, i verbuar, i çmendur nga e kaluara e atyre që e solen lirinë, dhe zhvillimin e vendit deri këtu, me të mirat e të këqijat që ka pasur”, shkruan Zeka.

Ai po ashtu shkruan se kur amerikanët dhe evropianët i kërkuan draft propozimi për Asociacionin e plan strategjik për dialogun, Kurti bënte video se si dukej Kosova e “pa çliruar” dhe si filloi t’i këshillonte ata se si të sillen e si të flasin.

Bëje një draftpropozim për Zajednicën, i thoshin amerikanët, edhe evropianët, ky bënte video për të na “treguar” se sa keq ishte Kosova e “pa çliruar”, deri sa ky faraoni hypi në fron, edhe e shënoi si datë të çlirimit jo 12 qershorin, po 14 shkurtin”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme