Zëdhënësja e LDK-së për rastin e Dautit: Asnjë gjobë s’e kompenson fyerjen e dinjitetit të një gruaje - NACIONALE

Zëdhënësja e LDK-së për rastin e Dautit: Asnjë gjobë s’e kompenson fyerjen e dinjitetit të një gruaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Edhe zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike (LDK), Sibel Halimi, ka komentuar rastin e Medina Dautit që është ankuar për gjykimin në rastin e një ngacmimi ndaj saj prej një mësimdhënësi.

Halimi ka kontestuar dënimin me gjobë prej 1200 eurosh që i është dhënë të dënuarit për rastin.

“Asnjë gjobë nuk mund ta kompensojë fyerjen e dinjitetit që i bëhet një gruaje a vajze,” – shkroi znj. Halimi.

Ajo iu ka bërë thirrje të gjitha vajzave dhe grave që të ndjekin shembullin e znj. Medina Dauti për të vazhduar rrugën ligjore për t’i dalë kundër ndëshkimeve të lehta për ngacmuesit.

Statusi i plotë:

Ngacmimi seksual është vepër penale. Asnjë gjobë nuk mund ta kompenzojë fyerjen e dinjitetit që i bëhet një gruaje a vajze. Shembullin e Medinës duhet të ndjekë secila, kur shteti nuk arrinë ta ndëshkojë ngacmuesin dhe t'ia ndajë atij dënimin e merituar!

Lajme të ngjashme